Fjalë Kyçe

Dënohet me 400 euro kompania që vendosi reklame mbi muralin e Nexhmije Pagarushës

Dënohet me 400 euro kompania që vendosi reklame mbi muralin e Nexhmije Pagarushës

Inspekcioni i komunës së Prishtinës ka dënuar me 400 euro kompaninë që kishte vendosur reklamë mbi muralin e këngëtares Nexhmije Pagarusha në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri i cili tha se reklama e cila ishte vendosur është hequr dhe kompania është dënuar.

“Reklama u hoq, dhe pala u dënua!
Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla” ka shkruar ai.