Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po ndihet e pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish-senatorit Bob Dole.
Në postim në rrjetin social Twitter, ajo e ka quajtur Bob Dole, hero lufte dhe politikan të respektuar.
“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prehsh ne paqe mik i dashur“, ka shkruar Osmani.
So saddened to hear of Senator Bob Dole’s passing.
A war hero, a respected politician, and a supporter of freedom all over the world. But in particular we are grateful that he always stood by the people of Kosovo in our struggle for independence.
Rest in peace dear friend. pic.twitter.com/RD2y0eaJuQ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 5, 2021