Fjalë Kyçe

Aksion i Doganave: Secila valixhe e dyshimtë kontrollohet në Aeroportin e Prishtinës

Aksion i Doganave: Secila valixhe e dyshimtë kontrollohet në Aeroportin e Prishtinës

Doganierët, aksionin e tyre të radhës për luftimin e kontrabandës po e zhvillojnë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky aksion u zhvillua te udhëtarët që erdhën nga linja ajrore nga Stambolli.

Me të arritur udhëtarët nga Stambolli, kontrollet shtohen edhe më shumë, pasi që sipas doganierit Bekim Shala, ka dyshime se mund të ketë persona të cilët kalojnë transit nëpër Kosovë.

“Këtu caktohet një zyrtarë i cili bënë selektimin e udhëtarëve të dyshimt që mundemi me hasë, pas selektimit futën bagazhet në skaner nëse në skaner vërehet që ka dicka të dyshimt atëherë ndalohet bëhet kontrolla fizike e bagazhit prej oficerit i cili gjindet në pike”, ka thënë Shala për RTK.

Në këtë aksion, dogana e Kosovës nuk ka hasur në arrestime apo në konfiskim të mallrave, derisa ditëve të kaluara dogana kishte arritur të konfiskonte tre kilogram stoli të dyshimta ari.

Udhëtarët mirëpresin këto kontrolle, derisa aksione e tilla ndihmojnë që vendi të forcohet në luftimin kundër kontrabandës.