Fjalë Kyçe

Avokati flet për krimin në Gllogjan: Po dëmtohen rëndë hetimet dhe po shkelet prezumimi i pafajësisë

Avokati flet për krimin në Gllogjan: Po dëmtohen rëndë hetimet dhe po shkelet prezumimi i pafajësisë

Avokati i njohur, Arianit Koci ka folur rreth procesit të hetimit për rastin e Deçanit ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.

“Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi”, ka shkruar Koci.

Ai tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

Tutje Koci tha se po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.