Fjalë Kyçe

LDK fiton Dragashin

LDK fiton Dragashin

Pas numërimit të votave nga diaspora për kryetar të komunës së Dragashit, LDK ka dalë fituese e zgjedhjeve në raudin e dytë.

Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

Sipas të dhënave, Bëhxhet Xheladini nga LDK ka marrë 470 vota nga diaspora.

Ndërsa, Shaban Shabani nga PDK 173 vota.

Gjatë periudhës së votimit përmes postës KQZ ka konstatuar 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime ku prej tyre janë aprovuar 647.