Fjalë Kyçe

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një automjet sonte, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo për sinjalin.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut Rajonal.