Fjalë Kyçe

Flasin nga Policia për dasmën me mbi 300 dasmorë që u ndërpre në Gjakovë

Flasin nga Policia për dasmën me mbi 300 dasmorë që u ndërpre në Gjakovë

Një dasmë me mbi 300 të ftuar është ndërprerë nga Policia e Kosovës, për shkak se është organizuar në kundërshtim me masat e reja anti-COVID.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Rreth orës 18:30, Policia e ka pranuar informacionin që një dasmë është organizuar në fshatin Hereq të Gjakovës. Së bashku me inspektorët e AUV-it ka dalë në vend ngjarje. Organizatorit i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AUV-it. Nga ana e Policisë janë shpërndarë të gjithë mysafirët”, tha Xhurkaj për sinjalin.