Fjalë Kyçe

I plagosuri në Rrugën B dyshohet të jetë një 20 vjeçar

I plagosuri në Rrugën B dyshohet të jetë një 20 vjeçar

Sonte në Rrugën B në Prishtinë dyshohet të jetë plagosur një 20 vjeçar, i cili më pas është dërguar në emergjencën e qytetit.

Mjekët kujdestarë kanë konfirmuar për ekipin e Klan Kosovës që gjendet në teren, se i plagosuri kishte pasur një plagë në krahun e djathtë që dyshohet të jetë shkaktuar nga një thikë.

Ndërkaq pas tretmanit të marrë, ai është liruar për në shtëpi.

Lidhur me rastin policia deri më tani nuk ka dhënë informacione.