Fjalë Kyçe

U arrestua sot nga policia, kjo është pasuria e ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit

U arrestua sot nga policia, kjo është pasuria e ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Ambientit, ku u arrestuan shtatë persona, në mesin e tyre ish-sekretari, Arben Çitaku, dhe kryeinspektori i kësaj ministrie, Bedri Halimi.

Arben Çitaku ka punuar në këtë ministri që nga viti 2003 dhe si zyrtar ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se ka borxhe, të hyra e pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Sipas regjistrit të AKK-së, Çitaku ka tre hektarë tokë bujqësore, 8 hektarë e gjysmë truall, një shtëpi 200 metra katrorë dhe një banesë 86 metra katrorë. Të gjitha këto arrijnë vlerën prej 185 mijë euro.

Çitaku gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Renault” në vlerë prej 15 euro.

Çitaku, sipas AKK-së, ka 3200 euro në bankë. Mirëpo për blerjen e banesës ai ka marrë kredi në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, pagë vjetore merr në vlerë prej 13,353 euro./sinjali