Fjalë Kyçe

Pak para vrasjes së gruas në Llaushë, dy familjet ishin mbledhur për ta pajtuar çiftin

Pak para vrasjes së gruas në Llaushë, dy familjet ishin mbledhur për ta pajtuar çiftin

Një 51-vjeçar nga Llausha dyshohet se vrau gruan e tij L.Q. E pak para se të ndodhte krimi, dy familjet ishin mbledhur për ta pajtuar qiftin.

Në një video e transmetuar në Frontal të T7, shihen dy familjet teksa kuvendojnë me qëllim të mirë, për ta pajtuar qiftin.

“Si të doni ju ia bëjmë, unë veç kam qejf ë ndreqet kjo punë… Ne para dy-tri dite kemi dashur të vijmë…”, dëgjohet derisa flet dikush nga familjarët e qiftit.

VIDEO

Vrasja ka ndodhur dje. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.