Fjalë Kyçe

Arsenali me kontrakte befasues për sulmuesin Diego Costa

Arsenali me kontrakte befasues për sulmuesin Diego Costa

Sulmuesi i liruar nga Atletico Mineiro, Diego Costa, ka tërhequr interesimin nga klubi anglez, Arsenali.

Diego Costa mund ta bëjë rikthimin befasues në Evropë apo më saktë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Sipas Goal.com, Topçinjtë janë njëri prej disa klubeve që kanë zhvilluar bisedime joformale me sulmuesin 33-vjeçar.

Ndërsa raporti vuri në dukje se Arsenali nuk ka paraqitur asnjë hetim zyrtar për ish-sulmuesin e Chelseat, Mikel Arteta mbetet i etur për të forcuar sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me Pierre-Emerick Aubameyang në detyrën ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Folaring Balogun të huazuar te Middlesbrough këtë javë, zgjedhjet e Arsenalit në sulm janë të kufizuara.

Costa është gati të kthehet në Evropë dhe për të është shfaqur interesim edhe nga Spanja, ku Elche dhe Cadiz janë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit përcjell telegrafi.

Ndryshe, Costa shënoi 58 gola në 120 paraqitje në të gjitha garat gjatë tre sezoneve në Stamford Bridge, duke fituar Ligën Premier dhe Kupën e Ligës në 2015 dhe duke ngritur një tjetër titull lige në vite 2017.