Fjalë Kyçe

Kjo është gjendja shëndetësore e shoferit që u lëndua nga aksidenti me derrat e egër

Kjo është gjendja shëndetësore e shoferit që u lëndua nga aksidenti me derrat e egër

Rreth orës 19:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Duhël, ka ndodhur një aksident. Një veturë ka goditur një tufë derrash të egër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njofton se vozitësi ka marrë lëndime por gjendja e tij është stabile.

Edhe shoqata e gjuetarëve kanë dalë në vendngjarje ku i kanë tërhequr derrat e egër.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostraden ,, Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalur në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostrdë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirmbajtje të rrugës. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë terhequr derrat e egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth ores 21:30 rruga është hapur plotesisht për qarkullim“, u shpreh Kelani për indeksonline.