Fjalë Kyçe

Momenti kur Beatrix Ramosaj bënte be se do të largohej me Dagzin në rast se ai eliminohej

Momenti kur Beatrix Ramosaj bënte be se do të largohej me Dagzin në rast se ai eliminohej

Mbrëmjen e së martës është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, DJ Dagz.

Ai u largua nga një eliminim i dyfishtë që ndodhi pas daljes së këngëtares Xheisara, nga televotimi i javës.

Dagz ishte në nominim me të dashurën e tij, Einxhel, dhe nominimi erdhi si një zinxhir shpëtimi mes banorëve, ku ata të dy mbetën të fundit.

E para që nisi zinxhirin e shpëtimeve ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ka shpëtuar nga nominimi prezantuesen Egzona Rafuna, teksa kjo e fundit ka shpëtuar të dashurin e Beatrixit, aktorin Donald Veshaj.

Kështu me radhë banorët kanë vazhduar të shpëtojnë njëri-tjetrin, duke lënë nominim dy të fundit çiftin Einxhel dhe Dagz, të cilët janë revoltuar në masë të madhe me këtë zgjedhje të tyre.

E çuditshme për publikun u cilësua zgjedhja e këngëtares Ramosaj, e cila ka pasur një raport shumë të mirë me Dagzin, por zgjodhi të shpëtonte një banore tjetër.

Madje disa javë më parë, Beatrix ishte ngritur në këmbë e revoltuar dhe i kishte thënë Dagzit se do të dilte me të nëse eliminohej (bëhet fjalë kur ai ishte në nominim me Ilirin dhe Einxhelin, nga një zgjedhje e bërë nga Donaldi). Ajo madje kishte bërë be në kokë të nënës së saj.

 

“Pasha këtë natë, nuk e gëzoj jetën, dal me ty javën tjetër”, kishte thënë Beatrix, duke tentuar madje që t’i japë biletën e saj të fatit, në mënyrë që ai të kishte dy bileta me mundësi kthimi në rast se largohej.

E duket se një moment të tillë ia kujtoi edhe opinionisti i mbrëmjes, Arbër Hajdari, i cili u shpreh: “Çfarë do të bëjë Beatrix tani?”, duke shtruar kështu pyetjet nëse do të dalë bashkë me Dagzin apo jo, përcjell telgrafi.

Ramosaj e tregoi mërzinë e saj për eliminimin e DJ-it nga Kosova duke shpërthyer në lot, teksa qëndroi në shtëpi, ku tani këtë javë është e nominuar së bashku me Donaldin dhe Einxhelin, dhe njëri prej tyre do të largohet nga Big Brother VIP të premten.