Fjalë Kyçe

Përleshje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

Përleshje me thika në Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona janë plagosur me thikë pas një përleshje në lagjen “Fidanishte” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit po trajtohen në spital përderisa njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda trupore.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi për express.