Ai ka nisur një iniciativë për lejimin e këtyre martesave.
Shpat Deda ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka mbështetur kërkesën në të cilën kërkohet rregullimi i martesës për personat e seksit të njëjtë në Draft Kodin Civil.
“Dje, më 20 janar 2022, mbi 60 organizata të shoqërisë civile, individë dhe aktiviste/ë i janë bashkangjitur procesit afatgjatë të avokimit për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Draft Kodin Civil.
▪️
Organizatat, individët dhe aktivistet/ët pjesëmarrës, në shenjë mbështetjeje të këtij procesi, dje nënshkruan letrën e cila ende po qarkullon për përkrahje dhe nënshkrime. E njëjta, në ditët e ardhshme do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare, për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Projekt Kodin Civil.
▪️
Aktualisht, Draft Kodi Civil nuk i ka përfshirë kërkesat për përdorimin e gjuhës neutrale në rregullimin e martesës, duke vazhduar trajtimin përjashtues ndaj komunitetit LGBTIQ+.
▪️
Ftojmë të gjitha organizatat, individët dhe aktivistet/ët që punojnë dhe veprojnë për jetësimin e të drejtave të njeriut, pa përjashtime, që besojnë në parimet e barazisë, mosdiskriminimit, të drejtën për privatësi, të drejtën për krijimin e familjes, që t’i bashkohen organizatave dhe akzivisteve/ëve në përkrahje të letrës.
▪️
Për t’iu bashkangjitur listës përkrahëse mund ta konfirmoni mbështjetjen me shkrim në emailat: [email protected] dhe [email protected]”, shkruan në kërkesë./lajmi.net