Fjalë Kyçe

Rekord i ri me COVID: Mbi 3 mijë raste të reja

Rekord i ri me COVID: Mbi 3 mijë raste të reja

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.