Fjalë Kyçe

Ministrja Gërvalla infektohet me koronavirus për herë të dytë

Ministrja Gërvalla infektohet me koronavirus për herë të dytë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz është infektuar për herë të dytë me virusin Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, derisa ka shkruar se është izoluar menjëherë pasi ka marrë vesh se ka rezultuar pozitive.

Tutje ajo ka treguar se ka anuluar të gjitha takimet që ka pasur, si dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t’u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t’i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme.

Ju lutem, vaksinohuni sa më parë. Vaksinimi është në radhë të parë shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët. Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit./reporteri.