Një emigrant maroken u gjet i ngrirë nga i ftohti pranë xhamisë së fshatit Dragostunjë në Librazhd.
Ishte hoxha i xhamisë dhe banorët e fshatit që pasi e konstatuan në mëngjes lajmëruan ambulancën që ta merrte me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë në spital.
“Lajmëruam ambulancën që erdhi dhe e mori” tha hoxha për gazetarin e “ABC”-së Agim Blloshmi.
“Udhëtova katër ditë mes maleve” ishin fjalët e vetme të emigrantit.
Pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Librazhdit është transportuar drejt “Traumës” në Tiranë.
Emigrantët nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore pasi arrijnë në Greqi kalojnë kufirin e gjelbër për në Shqipëri me destinacion final vendet e BE-së.