Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Mitrovicë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A. B. 30 vjeçar në Vushtrri.

I njëjti është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për bashkryerje në veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D.S, 49-vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.