Fjalë Kyçe

Lufta në Ukrainë/ Kurti iu bën thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

Lufta në Ukrainë/ Kurti iu bën thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova e mbështet NATO’n dhe BE’në për dënimin e agresionit të Rusisë.

Tutje, ai bëri thirrje për vigjilencë dhe maturi në Ballkanin Perëndimor.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO & #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e WB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shkroi Kurti.