Fjalë Kyçe

“Perëndimi nuk veproi në kohë dhe me vendosmërinë e duhur ndaj kërcënimit rus”

“Perëndimi nuk veproi në kohë dhe me vendosmërinë e duhur ndaj kërcënimit rus”

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se Perëndimi “nuk veproi mjaft herët ose mjaftueshëm me vendosmëri” si përgjigje ndaj mbledhjes së trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

“Realiteti është se presidenti Putin nuk i mori mjaft seriozisht kërcënimettona” u tha ajo deputetëve, sipas BBC.

Me pushtimin e Ukrainës, Truss tha se Rusia kishte “shkatërruar arkitekturën e sigurisë së Evropës”.

“Ajo që duhet të bëjmë tani është të forcojmë NATO-n. Ne duhet të forcojmë veçanërisht krahun lindor,” i tha ajo Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Komuneve të hënën.

“Ne kemi vendosur tashmë më shumë trupa në Estoni, por ka më shumë për të bërë. Ne duhet të jemi seriozë në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, pikërisht në të gjithë NATO-n.”