Fjalë Kyçe

Dy ditë nga përfundimi i afatit, mbi 1400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Dy ditë nga përfundimi i afatit, mbi 1400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

AKK ka bërë të ditur se obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 (29.93 %) zyrtarë publik.

Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

E për ata që nuk e deklarojnë pasurinë Agjencia ka paralajmëruar veprime ligjore.

“Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.