Fjalë Kyçe

Aksidenti te Menza e Studentëve, Policia jep detaje

Aksidenti te Menza e Studentëve, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites përballë Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për IndeksOnline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë ku janë lënduar katër persona.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Borovci.