Fjalë Kyçe

Matoshi flet për stilin e saj në Kuvend: Veshja nuk më bën as deputete të keqe as të mirë

Matoshi flet për stilin e saj në Kuvend: Veshja nuk më bën as deputete të keqe as të mirë

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka marr vëmendje me veshjen me të cilën është paraqitur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo u paraqit në seancë e veshur me një duks dhe patika.

Kjo ka bërë që kjo veshje e saj të komentohet nëpër rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se veshja nuk ju bën as deputete të mirë e as të keqe, gjersa ajo është artiste dhe se veshjet e saj janë artistike.

“Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë:

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.

Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!

Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!