Fjalë Kyçe

Vjedhje në banesën e Gold Ag, dalin pamjet

Vjedhje në banesën e Gold Ag, dalin pamjet

Gold Ag ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin ku i vjedhin atletet te dera e shtëpisë ku banon në Prishtinë.

Në video, shihet një djalë i ri që afrohet te dera dhe pasi fut atletet në një qese, largohet me shpejtësi.

Reperi ka shkruar se nëse do t’ja kërkonte vetë do t’ja kishte dhënë me kënaqësi. “Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat. Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.

Ramazani dikuj s’ja len shejë 😞 Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku. Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.”, ka shkruar reperi.