Gruaja që u aksidentua dje në Prishtinë nga një kamionetë, ka humbur fëmijën pasi ishte shtatzënë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar. Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.