Fjalë Kyçe

Humb jetën 27-vjeçari në Opojë, rrëzohet nga kali

Humb jetën 27-vjeçari në Opojë, rrëzohet nga kali

Një 27-vjeçar ka humbur jetën sot në Opojë të Prizrenit pas një aksidenti teksa po kalëronte.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, Gazeta Express.

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që u rrezua derisa po kalëronte.

Personi që humbi jetën sot është Muhamer Mustafa nga fshati Brodosanë.