Fjalë Kyçe

Humb jetën 85 vjeçari nga plagët e zjarrit në Skënderaj

Humb jetën 85 vjeçari nga plagët e zjarrit në Skënderaj

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës përmes një komunikate për media ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Me datën 24 mars 2019, në stacionin policor në Skenderaj, është raportuar se një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ku dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga plagët e pësuara nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Prokurori i rastit është nisur për në vendin e ngjarjes për të qartësuar rrethanat e vdekjes.

“Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij”, ka thënë ai.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë”, ka përfunduar Zahiti.

Detaje të tjera ende nuk dihen.