Fjalë Kyçe

Humb jetën në vendin e punës 20 vjeçari nga Suhareka

Humb jetën në vendin e punës 20 vjeçari nga Suhareka

Një ri nga Mushtishti i Suharekës, ka humbur jetën në vendin e punës, gjatë ditës së sotme.

Këtë informacion e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në vendin ku ka punuar viktima. Fatkeqësisht ka humbur jetën, këtë e ka konfirmuar edhe prindi i të ndjerit”, thanë nga Policia për Gazetën Express.

Shumë shpejt detaje të reja nga rasti…

Ndryshe, në vitin që po e lëmë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.