Ramadan Jashari (1974) nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka humbur jetën këtë të diel pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.
Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit ka konfirmuar se me humbjen e Ramadan Jasharit spitali i Gjilanit ka humbur një punëtor të madhe e të dalluar.
Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele, ku ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës.
Nysret Hajrullahu drejtor i spitalit të Gjilanit tha për rajonipress se Ramadan Jashari ishte i prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.”Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje” tha Hajrullahu.
Ndryshe varrimi i Ramadan Jasharit bëhet të hënën me drekë kanë njoftuar familjarët e tij.