Fjalë Kyçe

Humbi hardiskun me £230 milionë Bitcoin në të

Humbi hardiskun me £230 milionë Bitcoin në të

Një inxhinier i zhgënjyer kompjuterik po i ofron këshillit lokal më shumë se 55 milionë funte për të gërmuar një hapësirë mbeturinash, që të gjejë hardiskun e hedhur gabimisht me një pasuri të madhe brenda tij.

James Howells, 35 vjeç, thotë se hardiku i tij i humbur ka Bitcoin me vlerë tani më shumë se 230 milionë funte, pasi e gjuajti atë aksidentalisht më 2013, transmeton Lajmi.net.

Vlera e kësaj kriptovalute ka shpërthyer dhe tani James po i ofron këshillit një të katërtën e pasurisë së tij, që t’i ndihmojnë që ta gjejë hardiskun.

Ai tha: “Ekziston një kupë me ari për dikë në fund të ylberit – dhe ky ylber përfundon në një hapësirë të mbushur me bërllok”. Ai ishte duke e pastruar zyrën e tij kur hardisku u gjuajt bashkë me disa laptopë të prishur dhe tastiera.

James tha se kishte dy hardiskë identik dhe se e gjuajti gabimisht atë me Bitcoin.