Fjalë Kyçe

Humbi jetën nga mina në Letoni, ja çfarë mesazhi kishte dhënë një javë më parë ushtarja shqiptare

Humbi jetën nga mina në Letoni, ja çfarë mesazhi kishte dhënë një javë më parë ushtarja shqiptare

Një minë i ka shkaktuar vdekjen Nëntetares Zarife Hasanaj duke plagosur edhe Major Klodian Tanushin dhe Rreshter Julian Kapajn gjatë misionit të tyre në kuadër të NATO-s në Letoni.

Hasanaj ishte së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.

Në faqen e Ministrisë së Mbrotjes gjendet një video e disa javëve më parë e këtij grupi ushtarakësh në Letoni, të cilët japin një mesazh për të gjithë shqiptarët me rastin e 10 Vjetorit të Shqipërisë në NATO.

E para që uron është pikërisht Nënteterja Zarife Hasanaj.

“Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet ajo.

https://www.facebook.com/forcatspecialeee/videos/316074105737179/