Elseid Hysaj po kërkohet nga Chelsea.
Chelsea është vënë pas Elseid Hysajt, ndërsa agjenti i tij është i gatshëm për bisedime.
Mario Giuffredi ka thënë se mbrojtësi shqiptar nuk po vlerësohet nga Napoli, andaj ata janë duke biseduar me skuadrën londineze.
“Le të shohim, ndoshta”, u përgjigj agjenti italian në Radio Kiss Kiss Napoli, përcjell “lajmi.net”.
“Ka një treg për lojtarët e varfër … Meqë njerëzit e konsiderojnë atë jo të denjë për Napoli, ndoshta ai mund të shkojë atje. Ndoshta kjo ju tregon se ai nuk është aq keq.
“Lojtarët kanë shpirtra dhe janë qenie njerëzore, kështu që ata janë të prekur nga këto gjykime. Nuk na intereson çfarë thonë të tjerët, por do të dëgjojmë mendimin e klubit”, ka shtuar më tej Giuffredi.