Fjalë Kyçe

Hysni Gucati nxirret i prangosur nga zyrat e OVL UÇK-së

Hysni Gucati nxirret i prangosur nga zyrat e OVL UÇK-së

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është arrestuar nga forcat e shumta të policisë së Eulexit.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.

Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.

Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.