Fjalë Kyçe

“I arrestuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë, me të kaluar kriminale”

“I arrestuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë, me të kaluar kriminale”

Edhe një herë u protestua kundër racizmit.

Një grup aktivistësh janë mbledhur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për 12-vjeçarin që u gjet i vdekur në Fushë Kosovë, raporton KTV.

Ata po kërkojnë përgjegjësi nga institucionet që sipas tyre, lejuan vrasjen e të miturit.

Gjatë marshimit, protestuesit kërkuan edhe shkarkimin e prokurorit të rastit, pasi që sipas tyre, ai është bashkëfajtor.

Ndër të tjera, aty u tha se shteti po diskriminon komunitetet pakicë në vend.

Protestës iu bashkuan edhe deputetë të Kuvendit të Kosovë. Ata thanë që rasti i vrasjes së 12-vjeçarit tregon për dështimin e shtetit.

Ndërkaq, Xhelal Sveçla, kryetar i Komisionit për Komunitete dhe Kthim tregoi se pas punës që e kanë kryer si komision, kanë parë që neglizhente ka qenë prokuroria.

Marshi protestues filloi në sheshin “Skënderbeu” dhe përfundoi para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

I mituri, K.V, 12-vjeçar u gjet i vdekur para një banese nga një pastrues.

Sipas Prokurorisë, ai kishte pasur shenja dhune në trup.

Ndërkaq, S.O. është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e të miturit dhe po mbahet në paraburgim.