Fjalë Kyçe

I bie pishman, Shemi tërhiqet nga Festivali i Birrës në Korçë: Kam gabuar pak

I bie pishman, Shemi tërhiqet nga Festivali i Birrës në Korçë: Kam gabuar pak

Ai kishte pranuar ftesën për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

Mirëpo, këngëtari mori kritika të shumta kështu që ka vendosur të tërhiqet, shkruan lajmi.net.

“Unë kam menduar se kjo ka lidhje me artin, por po e shoh se nuk ka fare. Këtu kam gabuar pak, se unë jam artist, nuk merrem me politikë. Kjo ka marrë konotacion politik dhe për këtë arsye kam vendosur që të mos marr pjesë”, ka thënë ai përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Ndërkohë, shumë nga artistë tjerë të estradës e kanë anuluar ftesën, gjithashtu edhe kanë bërë thirrje të bojkotohet krejtësisht ky Festival.

Kujtojmë se, me gjithë reagimet e shumta kundër pjesëmarrjes së Bregoviç, Festivali nuk është anuluar.