Fjalë Kyçe

I biri po e vëzhgonte çdo ditë nënën nga dritarja e spitalit, deri sa ajo vdiq nga Covid-19

I biri po e vëzhgonte çdo ditë nënën nga dritarja e spitalit, deri sa ajo vdiq nga Covid-19

Xhihad Al-Suvaiti, nga Palestina, e vëzhgonte nënën e tij, e cila kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, nga dritarja e Spitalit Shtetëror Hebron, deri sa virusi t’ia merrte së ëmës së tij jetën.

Për shkak të masave të sigurisë, fillimisht i biri i saj nuk lejohej të vizitonte të ndjerën, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, ai ishte më i riu nga fëmijët e saj. Pavarësisht se nuk lejohej të vizitonte nënën e tij, ai vëzhgonte çdo ditë nga dritarja për t’u siguruar që nëna e tij po trajtohej mirë.

Autoritetet shëndetësore raportuan se e ëma e Xhihad-it vuante nga leukemia.