Fjalë Kyçe

I blen vajzës telefon si dhuratë, por më pas gjithçka u kthye përmbys në familje

I blen vajzës telefon si dhuratë, por më pas gjithçka u kthye përmbys në familje

Historia e radhës që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte në qendër periudhën e adoleshencës, problemet dhe debatet që lindin midis prindërve dhe fëmijëve. Edi kishte ftuar në program vajzën e saj adoleshente Ivën me të cilën kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme.

Konfliktet midis tyre ikshin nisur që në klasën e gjatë kur prindërit i kishin dhuruar Ivës një celular. Sipas prindërve kjo dhuratë e kishte shpërqëndruar atë nga mësimet.

Debati tjetër që nënë e bijë kishin pasur më njëra-tjetrën ishte zgjedhja e shkollës së mesmë, pasi Edi dëshironte që vajza e saj të studionte në kolegj.

Por kjo zgjedhje e prindërve nuk i kishte pëlqyer Ivës dhe ishte bërë më rebele.

Edi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Ivës që të shembnin murin e ndërtuar midis tyre dhe të ishin më të afërta me njëra- tjetrën. “Unë dua që ti të jesh e lumtur për gjithë jetën, por ajo që kërkoj prej teje është që të largojmë këtë mur që kemi ngritur. Dua që të më tregosh çdo sekret tëndin pa hezitim sepse unë nuk dua kurrë që dikush të të mërzisë ty!”

Iva rrëfeu se marrëdhënia me mamanë nuk ishte e mirë dhe se nuk i kishte treguar shumë sekrete.

Gjithashtu ajo shtoi se çdo gjë që kishte bërë kishte qenë më shumë dëshirë e prindërve se sa e saja. Në fund Iva i premtoi Edit se do të ishte më e afërt dhe se do të përpiqej që të rregullonte raportin midis tyre pasi çdo gjë që prindërit bënin ishin për të mirën e saj