Los Angeles Galaxy ka fituar me rezultatin 3-2 superndeshjen ndaj Los Angeles FC, që mban vendin e parë në Konferencën e Perëndimit në MLS.
Të tre golat për LA Galaxy i shënoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa Carlos Vela realizoi dopjetë.
Sulmuesi suedez hapi serinë e golave në minutën 8’, duke goditur fluturimthi nga jashtë zone. Teksa katër minuta para tij Vela shndërroi në gol një penallti.
Në pjesë e dytë është sërish Ibra që shënon golin e dytë, këtë herë me një goditje me kokë, ndërsa në minutën 70’ realizon edhe golin e tretë me një goditje të fortë nga jashtë zone, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij. Sa për statistikë ishte edhe goli i dytë nga Vela, që e realizoi në minutën e 7-të shtesë.
Me këto shifra, Ibra shkon në kuotën e 16 golave në MLS në 17 ndeshje të luajtur, ndërsa Vela kryeson renditjen me 21 gola, në 20 ndeshje.