Fjalë Kyçe

I dënuar me gjashtë vjet burgim në Torino, arrestohet anëtari i një organizate kriminale në Tiranë

I dënuar me gjashtë vjet burgim në Torino, arrestohet anëtari i një organizate kriminale në Tiranë

Një person në Tiranë është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

I arrestuari A.B. nga Tirana do të esktradohet në Itali, ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos në Itali e ka dënuar me gjashtë vjet e dhjetë muaj burgim.

Ai u dënua për veprat penale ‘pjesëmarrja në organizatë kriminale’ dhe ‘trafikimi i lëndëve narkotike’.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma janë duke i vazhduar procedurat për ekstradimin e këtij shqiptari drejt Italisë, shkruan Top Channel.