Fjalë Kyçe

I digjet kati i dytë i shtëpisë, policia jep detaje

I digjet kati i dytë i shtëpisë, policia jep detaje

Një shtëpi në Pejë është përfshirë nga zjarri nga shkaqe të panjohura.

Rastin në policia e ka raportuar pronari i shtëpisë, shkruan Gazeta Alo.

Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve.

Nga zjarri në tërësi është djegur kati i dytë i shtëpisë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Rasti vazhdon të  hetohet nga kompetentet./Gazeta Alo/