Janë arrestuar dy persona në Suharekë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 9800€ kesh para që dyshohet të jenë të falsifikuar, shkruan GazetaAlo.
Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./GazetaAlo/