Disa pasagjerë kanë mbetur të tmerruar kur zyrtarët e avionit “Ryanair”, morën një mesazh ku thuhej se njëri prej personave në avion, ishte i infektuar me COVID-19 dhe kishte thyer rregullat e karantinës.
Pasagjeri u largua nga avioni, pak para se ai të nisej nga aeroporti i Londrës dhe u vendos në një dhomë izolimi të aeroportit.
Sedija dhe vendi ku ai ishte qëndruar u dezinfektua menjëherë, përpara se aeroplani të fluturonte drejt Pizas.
Edhe pse pasagjeri i infektuar mbante maskë, pasagjerët e tjerë ishin të mbërthyer nga frika, pasi i druheshin një infektimi të mundshëm.