Otis Johnson ishte liruar nga burgu në vitin 2014, ku kishte qëndruar i mbyllur për 44 vite dhe nuk kishte asnjë kontakt me botën e jashtme.
Si 25-vjeçar filloi të vuaj dënimin, e si 69-vjeçar u lirua. E në momentin që doli nga burgu e kuptoi se sa shumë kishte ndryshuar bota, krahasuar me atë çfarë ai mbante në mend, transmeton Telegrafi.
Atij i ishte “ndalur memoria” në vitet e 60-ta dhe assesi nuk mund ta kuptonte zhvillimin e hovshëm, e në veçanti atë të fushës së teknologjisë informative.
Në një interviste të realizuar për Al Jazeera, Johsnon vizitoi sheshin Time Square në New York, ku mbeti i habitur me teknologjinë moderne që e rrethon.
“Njerëz me tela në vesh duke dëgjuar muzikë i ngjanin atij sikur të ishin agjentë të CIA-s, këmbësorët ‘duke folur me veten’ në iPhone dhe video që shfaqeshin nëpër dritaret e ndërtesave të larta”.