Fjalë Kyçe

I mbijetoi “Gripit spanjoll” dhe 3 luftërave, 113 vjeçarja shërohet nga koronavirusi

I mbijetoi “Gripit spanjoll” dhe 3 luftërave, 113 vjeçarja shërohet nga koronavirusi

Gruaja më e moshuar në botë ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.

Gruaja 113-vjeçare nga Spanja, nënë e 3 fëmijëve u infektua nga koronavirus në prill dhe qëndroi në vetizolim në shtëpinë e saj, transmeton lajmi.net.

Maria Branyas është me origjinë nga SHBA-të, San Francisko, dhe ka arritur të mposhtë “Gripin spanjoll” në vitet 1918-1919, dy luftërat botërore dhe luftën civile në Spanjë nga 1936-1939.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, forma se si ajo ka mposhtur koronavirusin do i inkurajojë mjekët ta ekzaminojnë, meqë Branyas kishte edhe sëmundje shoqëruese.

Maria tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se ka kaluar situata edhe më të vështira.