Fjalë Kyçe

I mbijetuari i tragjedisë në Gllogjan rrëfen për momentet e fundit me Gentën dhe Ledionin

I mbijetuari i tragjedisë në Gllogjan rrëfen për momentet e fundit me Gentën dhe Ledionin

Blendi Mustafa është nxënësi i plagosur që mbijetoi nga tragjedia në Gllogjan ku vdiqën dy shokët e tij dhe shoferi i autobusit.

Blendi këtë të martë ka bërë një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook ku ka ndarë momentet nga dita kur u vranë Genta dhe Ledioni, transmeton Klankosova.

Ai ka ndarë bisedat që kanë pasur atë ditë, deri në momentet e fundit kur i shtie në autobus, momentin kur e ka marrë lajmin se ata kanë ndërruar jetë dhe kthimin e tij në shtëpi.

“Tash pushoni të qetë o engjëjt e mi, s’do ju harroj kurrë”, ka thënë ai në postimin e tij.