Fjalë Kyçe

I mituri e sulmon me thikë një person në Viti, kapet nga policia

I mituri e sulmon me thikë një person në Viti, kapet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar një person me mjet të mprehtë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Viti, rreth orës 22:40.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.