Fjalë Kyçe

I mituri në Vitomiricë të Pejës plagos me armë zjarrin shokun e tij

I mituri në Vitomiricë të Pejës plagos me armë zjarrin shokun e tij

Një i mitur është arrestuar pasditen e sotme pasi ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë. Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, shtoi ai.