Fjalë Kyçe

I mituri sulmon seksualisht të miturën në Fushë Kosovë

I mituri sulmon seksualisht të miturën në Fushë Kosovë

Një person (i mitur) është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport.