Fjalë Kyçe

I mjaftoi vetëm një ditë, kënga “Tavolina e mërzisë” nga Elvana Gjata thyen rekord

I mjaftoi vetëm një ditë, kënga “Tavolina e mërzisë” nga Elvana Gjata thyen rekord

Këngëtarja Elvana Gjata ka arritur suksesin e jashtëzakonshëm me projektin e ri muzikor.

Ka kaluar vetëm një ditë nga publikimi i këngës së saj të re dhe Elvana Gjata ka thyer rekordin e radhës, shkruan lajmi.net.

“Tavolina e mërzisë” është kënga e cila e riktheu këngëtaren pas një pauze të shkurtër, projekt ky i cili për 24 orë ka arritur milionëshin e parë.

Rikthimin e e këngëtares e kanë mirëpritur fansat e shumtë dhe kjo është dëshmuar nga komentet e tyre pas publikimit të këngës e edhe nëpër rrjete sociale, sidomos atë Instagram.

Pasi kënga nisi të dëgjohet kudo, Elvana erdhi edhe me falënderim publik për bashkëpunëtorët.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku jane 2 legjenda te Kosoves dhe jam krenare qe punuam bashke!

Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje..Faleminderit Darko Dimitrov, më i miri. Te jem e sinqerte ndjesia eshte gjithmone si heren e pare… dhe smund te rri pa thene qe me ben pafund te lumtur qe ju prek zemren kjo kenge njesoj si mua.. Shijojeni”, kishte shkruar ajo.

Para “Tavolina e mërzisë” projekti muzikor “Mike” bashkëpunim ky mes Elvanës, Ledri Vulës e John Shahut ka arritur suksesin e madh.

Kënga është publikuar para tetë muajsh dhe tani ka 59 milionë në Youtube.